Tuesday , August 14 2018
Lajmi i fundit

Votimi në KKZ: FORCA PËRKRAHU ANKIMIMET E DEMOKRATËVE DHE PSD-SË

zgjedhjet-izbori-kutia-kutijaKomisioni Komunal Zgjedhor në Ulqin vendosi dje, me shumicë votash, që të refuzojë ankimimet të cilat i dorëzuan Demokratët dhe Partia socialdemokrate.

Nga 15 anëtarë të pranishëm të KKZ-së 8 ishin kundër pranimit të ankimimeve, 5 pro, ndërsa abstenuan.

Për mospranimin votuan 2 përfaqësues të PDS-së, 2 të Koalicionit “Zgjohu Ulqin”, 2 të Unionit Demokratik të Shqiptarëve dhe nga një përfaqësues i Socialdemokratëve dhe koalicionit SNP – DF, gjersa për pranim të ankimit të Demokratëve dhe PSD-së votuan 2 anëtarë të KKZ-së nga radhët e Forcës së re demokratike, nga një prej PSD-së dhe Demokratëve, si dhe një anëtarë i përhershëm i KKZ-së nga radhët e opozitës.

Abstenuan përfaqësuesit e Lëvizjes qytetare URA dhe Partisë Boshnjake.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top