Monday , October 23 2017
Lajmi i fundit

Votimi në Kuvendin komunal: NË KOALICION PËR TË NJËJTËN GJË – NDRYSHE

Sead Osmani Kuvendi, SkupstinaEdhe pse gjatë diskutimit janë dëgjuar lavdata për funksionimin e koalicionit qeverisës, votimi në pikën e parë të rendit të ditës në mbledhjen e Kuvendit komunal të Ulqinit e cila mbahet sot, ka treguar të kundërtën.

Me propozim të Klubit të këshilltarëve të PDS-së, shumica e këshilltarëve, siç deklaroi kryetari i Parlamentit lokal Loro Nrekiq, ka përkrahur Vendimin për ndryshimin e Vendimit për caktimin e vlerës së tregut të patundshmërive për vitin 2017.

Për këtë vendim kanë votuar këshilltarët e PDS-së dhe PD-së, kundër ishin ato të Forcës, ndërsa UDSH-ja abstenoi.

Me këtë Vendim Sekretariati për buxhet dhe financa obligohet që të dërgojë vendime të reja për tatim në patundshmëri për këtë vit, të cilët do të jenë pak më të ulëta.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top