Wednesday , October 23 2019
Lajmi i fundit

Vuajtjet bregdetare: NË DET PLASTIKA, NË TOKË BETONI

Plastika“Plazhet janë bërë vende të koncentrimit të konsiderueshëm të mbeturinave nga deti, të cilat paraqesin kërcënim gjithnjë e më të madh për botën e gjallë në det dhe bregdet”m vlerësohet nga Instituti për Biologjinë e Detit.

Siç theksohet, aksioni i grumbullimit dhe kategorizimit të mbeturinave në plazhe tregoi se në plazhe kategorinë dominantet të mbeturinave e përbëjnë plastika, me pjesëmarrje prej 60 deri në mbi 80%, pastaj metali, xhami dhe qeramika.[

Shtohet se ndër 10 lloje më dominuese të mbeturinave në plazhe koncentrimin më të madh e zënë bishtat e cigareve, pastaj kapakët plastik, shishet, mbyllësit dhe ambalazhi plastik.

“Meqë mbeturinat në det tejkalojnë kufijtë nacional, nevojitet përgjigja e koordinuar në mënyrë që të zgjidhet problemi i mbeturinave në çdo vend të Adriatikut dhe zonës së tij bregdetare”, pohojnë nga institucioni që ka selinë në Kotor.

 

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top