Monday , February 17 2020
Lajmi i fundit

Vukadinoviq: DUHET PRITUR KOALICIONIN E PDS-së, „KOALICIONIT PËR ULQIN” DHE UDSH-së

Srdjan VukadinovicAnalisti politik Srgjan Vukadinoviq ka deklaruar që duhet pritur që mbas zgjedhjeve të djeshme Partia demokratike e socialistëve do të formoj pushtetin me “Koalicionin për të ardhmen e Ulqinit” dhe Unioni demokratik të Shqiptarëve. “Ky do të jetë një koalicion stabil me 19 vota, nga 17 të nevojshëm për ushtrimin e pushtetit”, tha ai për “Pobjeda”.

Vukadinoviq ka vlerësuar që ngjarjet e fundit në Parlamentin lokal kanë ndikuar që Forca, si partia më e fort deri atëherë, mos të fitoi numrin e votave që kishte në zgjedhjet e fundit.

“Më e rëndësishmja është që Ulqini, mbas një sërë destabilitetesh, të fitoi qeverisjen e cila duhet të jetë e qëndrueshme”, shtoi ai.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top