Tuesday , October 23 2018
Lajmi i fundit

XHAVID HOXHIQ: RËNDËSIA E VALORIZIMIT MË TË MIRË TË POTENCIALËVE TURISTIKE TË ULQINIT”

SocijaldemokrateUlqini është i përcaktuar që të jetë perla e bregdetit të Malit të Zi dhe turizmit malazias i cili më në fund duhet të valorizojë potecijalet e veta ekonomike dhe turistike. Këto potencijale është e rëndësishme të zhvillohet më fuqishem, me shfrytëzim adekuat të gjithë potencijalëve naturore dhe perparësisë gjeografike. Për realizimin e këtij qëllimi kuadrot Socialdemokratë me gjithë qënien e vetë, me integritetin e vet personal dhe profesional do të angazhohen ta realizojnë në mënyrë sa më të shpejt dhe efikase në krahasim me atë se cka ka qënë deri me tani në Ulqin.
Duke pasur parasysh faktin se Ulqini është qytet bregdetarë, ku turizmi është dega bazë e ekonomisë, është e nevojshme për të filluar më seriozisht përgatitjet për sezonin e ardhshëm turistik dhe të bëhet evidentimi i objekteve të regjistruara që kryejnë veprimtari turistike dhe merren me ofrimin e akomodimit, në mënyrë që të maksimizohen të ardhurat nga tatimi mbi akomodim dhe taksa.
Prioriteti i Socialdemokratëve do të jetë permirësimi me shpejtësi të konsiderueshme të infrastrukturës egzistuese e cila është e nevojshme për zhvillimin e mëtejshem të turizmit në Ulqin, si dhe rritjes se kapacitetit hotelierë të akomodimit me të cilat disponon komuna.
Në bashkëpunim me organet përkatëse, fuqishem do të angazhohemi që të aprovohen dokumentet planifikuese, pa të cilat nuk mund të presim investime të rëndësishme të investitorëve vendas dhe të jashtëm. Do të krijojmë kushtet e favorshme me qëllim të nxitjes së investimëve në turizëm, do të marrim masat përkatëse me qellim të zgjatjes së sezonit turistik, në mënyrë që ajo të zgjasë gjatë tërë vitit dhe do të insistojmë në valorizimin e monumenteve kulturoro-artistike dhe restaurimin e tyre në bashkëpunim me organët përkatëse, në mënyrë që të rrisim oferten turistike të qytetit tonë.
Në mënyrë që Ulqini të bëhet përseri qendra e turizmit verorë të Malit të Zi, është e nevojshme qe qytetaret të na përkrahin në zgjedhjet e ardhëshme, si parti ku antarët e sajë me të vërtetë dëshirojnë të jetojnë dhe punojnë në qytetin e tyre dhe të marrin përgjegjësi për zhvillimin kualitativ të tijë. Pra, rrumbullaksoni numrin 1 në zgjedhjet e ardhëshme, vendosni për një fillim të ri, kurse ne ju garantojmë juve që nuk do të ju zhgënjejmë.
XHAVID HOXHIQ, KANDIDAT NË LISTËN E KËSHILLTARËVE “SOCIALDEMOKRATËT – IVAN BRAJOVIQ – QËNDRUESHËM PËR ULQININ”

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top