Wednesday , October 17 2018
Lajmi i fundit

YMER PRIZRENI U PLANIFIKUA PËR MYFTIN E MALIT TË ZI!?

haxhi_ymer_prizreni_1821_1887_Ardhja, qëndrimi dhe vdekja në Ulqin e Ymer Prizrenit, udhëheqësit të Lidhjes së Prizrenit, akoma kanë mbetur të pa shpjeguara plotësisht në shkencën historike të Shqiptarëve.

Shumëkush nuk e ka të qartë si dhe pse njeriu i cili “me të gjitha fuqitë ishte për atë që Ulqini në asnjë mënyrë mos të bëhet pjesë e Malit të Zi të princ Nikollës I Petroviq”, pikërisht aty erdhi dhe kaloi vitet e fundit të jetës së vet.

Sipas pohimit të historianëve turk Bulent Ozedemir dhe Abidin Temizir, Prizreni në Ulqin erdhi sepse princ Nikolla deshi ta vendoste për myfti të Malit të Zi mbasi që nga ky funksion e shkarkoi Salih ef. Hylin. “Por, kur myslimanët e Malit të Zi e përkujtuan për faktin që shkarkimi dhe vendosja e myftiut është kompetencë e sulltan Abdulhamidit II ndaj të cilit ato janë besnikë, Nikolla hoqi dorë nga qëllimi i tij”, shkruajnë ato. (B. Ozedemir – A. Temizir: Politika e pushtetit malazias ndaj popullatës myslimane, Almanah 55-56, fq. 111)

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top