Friday , September 20 2019
Lajmi i fundit

Z.Lika: KRIPORJA ËSHTË SHPRESA DHE E ARDHMJA JONË

Zenepa LikaSot ne jemi këtu te mbledhur për shkak të një arsye të rëndësishme dhe kjo është Kriporja e Ulqinit dhe e ardhmja e saj !

Prezantimi i Kripores së Ulqinit në Bienalen e Venedikut dhe ky simpozium do të shërbejë për të shkëmbyer pikëpamjet tona se si kjo zonë duhet të zhvillohet.

“Raportimi nga Fronti”, ky është titulli i Bienales 2016. Sigurisht ka hapsira të tjera për të raportuar, por nuk ka asnjë hapsirë në Malin e Zi e cila ka shkaktuar kaqë shumë vëmendje në skenën ndërkombëtare si historia e Kripores së Ulqinit dhe procesi për mbijetesën dhe mbrojtjen e saj.

Për komunën e Ulqinit, Kriporja dikur përfaqësonte zhvillimin ekonomik dhe ajo ishte simbol i prosperitetit.

Sot fatkeqësisht, Kriporja ekziston vetëm si hija e saj, infrastruktura e saj u shkatërrua për shkak të menaxhimit joserioze dhe të papërgjegjshëm me potencialet të saj.

Për të kthyer këtë simbol të prosperitetit ekonomik dhe zhvillimit, Komuna e Ulqinit me përgjegjësi ka ndërmarrë një numër aktivitetësh për arritur këtë qellim.

Ne kemi theksuar gjithmonë rëndësinë e kësaj hapsire të veçantë dhe jemi te kyçur aktiv në mbrojtjen e Kripores së Ulqinit.

Me interesin e  Komisionit Evropiane dhe angazhimin e ambasadave te Gjermanisë – Francës – Polonis dhe të tjera, të cilët e kajn njohur rëndësinë e kësaj hapsire për biodiversitetin e gjithë Evropës, Kriporja e Ulqinit arriti vëmendjen e merituar.

Rëndësia e saj për biodiversitetin dhe mbrojtjen e saj është thelbësore, siç thuhet në raport te KE-së.  Për të hapur kapitullin 27 mvaret se si Qeveria e Malit të Zi  do të trajtoj çështjen e mbrojtjes së Kripores së Ulqinit.

Qëndrimi i qartë i Komunes së Ulqinit është, në hapsirën e tërë Kriporen nuk duhet  ndërtuar dhe që qellimi i vetëm të ksaj hapsire është prodhimi i Kripës dhe duhet të jetë zonë me mbrojtje të veçantë “monument natyror”.

Ashtu thuhet në përfundimet e Kuvendit Komunal të Ulqinit me 28.maj.2014., pozicionet dhe përfundimet të bërë në lidhje me shqyrtimin e Draft Planit Urbanistik Hapësinor i Komunës së Ulqinit 30.shtator.2014., si dhe në mendimin e paraqitur në planin e rishikuar të Planit hapësinor me dedikim të veçantë për zonën bregdetare, nga 14.gusht.2015. vit.

Fjala përshëndetëse e nënkryetares së Komunës së Ulqinit Zenepa Lika në konferencën e Ministrisë së zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit për Kriporen, Ulqin, 12 shkurt 2016.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top