Monday , September 25 2017
Lajmi i fundit

Z.Lika: TË MBAHET MBLEDHJA E TRUPIT KËSHILLUES TË KRIPORES

zenepa-likaKryetarja e Shoqatës „Martin Schneider – Jacoby“ Zenepa Lika, e cila është anëtare e Trupit këshillues për Kriporen, ka kërkuar që në afat sa më të shkurtër të mbahet mbledhja e këtij trupi.

Ajo kërkesën ia dërgoi Ndërmarrjes publike „Parqet nacionale të Malit të Zi“, e cila nga mesi i vitit 2015 menaxhon Kriporen.

„Mendoj që si anëtarë të Trupit këshillues duhet të fitojmë informatat për gjendjen në Kripore dhe (mos)punën e pompave“, tha Lika.

Tash një muaj në Gjerana nuk punon pompa, kjo është rast edhe me pompat brenda kësaj ndërmarrje, ndërsa e sigurt është që edhe vitin e katërt me radhë nuk do të ketë grumbullim të kripës.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top