Saturday , October 21 2017
Lajmi i fundit

Zagoviqi, pergjigje Eroviqit: LEXOJENI POEZINË E POLTRONIZMIT PARA GJUMIT

ZagaUnë e kuptoj nevojën e PDS-së në Ulqin që përmes Dritanit mundohen t’i japin vetes domethënie, për tu favorizu me “shefat” e Podgoricës dhe për të dalë nga anonimiteti total. Ne e kuptojmë se kjo është më shumë një frustrimi dhe mani që ju keni për Dritanin që ju demonton rregullisht duke ju hedhur poshtë aktivitetet e juaja të dëmshme që përdorni në Ulqin dhe Mal të Zi. Si mani e njohur që rritet në një gjendje të rëndë mendore do tju bënte mirë shumë, që tani të mendoni se si do të silleni në opozitë, sepse në fund do tu bie më lehtë. Situata në të cilën e keni ndezur nuk ju lejon për të parë problemet e qytetarëve të Ulqinit, e cila gjendje është krijuar nga ana e PDS-së, por jani në kërkim të hapësirës për tu përshtatur shefave tuaj në Podgoricë. Qëllimet tuaja drejt këtij qyteti janë të qarta, ata mund të shihet në çdo hap, çdo gjë që keni prekur keni shkatërruar. Prandaj, larg duart nga Ulqini.

Siç janë duke u afruar zgjedhjet lokale, dhe koha kur shefi juaj vjen në Ulqin për të provuar edhe një herë ti mashtroj qytetarët e Ulqinit, deklarata e instrumetalizuar  Eroviq, mund të interpretohet vetëm si një hap parakualifikues që të çon në një vend pran shefit gjatë vizitës së tij, dhe ndoshta një foto e përbashkët apo një selfi.

Kështu që, si një terapi efektive ju rekomandojmë që dhe një herë ta lexoni poezinë e poltronizmit. Mësojeni atë përmendësh dhe përsëriteni atë para kohës së gjumit. Në këtë mënyrë ndoshta e kuptoni që jeni në anën e gabuar, dhe që obsesionet dhe frustrimet nuk janë aleatë në rrugët e kthjellta. Prandaj përsëritni vargjet.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top