Friday , September 20 2019
Lajmi i fundit

Zec: NË ADË ËSHTË INVESTUAR SHUMË, ASNJËHERË NUK ISHTE MË MIRË

Radomir Mikan ZecDrejtori ekzekutiv i Ndërmarrjes Hotelerike – Turistike “Riviera e Ulqinit” Radomir Mikan Zec paralajmëroi se kishte shumë investime në Adë të Bunës.

“Të gjitha vilat i kemi rregulluar, sollëm ujën me cilësi të lartë, rregulluam terrenet sportive dhe baret në plazh. Asnjëherë situata nuk ishte më e mirë”, tha ai për CdM.

Sipas fjalëve të tija, në punët sezonale zakonisht punojnë studentët dhe nxënësit e shkollës së mesme nga veriu, Nikshiqi dhe Podgorica, prandaj në këtë ndërmarrje nuk kanë nevojë të importojnë fuqinë punëtore.

“Këto “fëmijë” të cilët i punësojmë janë të mrekullueshëm. Ka edhe prej atyre që studiojnë turizmin dhe kulinarinë. Të punësuarit që punojnë me vite tek ne e kanë pagën në mes 400 dhe 500 euro, banimin dhe ushqimin. Orari i punës është shtatë orë. Jemi të kënaqur me fuqinë e re punëtore”, tha Zec.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top