Saturday , September 23 2017
Lajmi i fundit

Zekoviq: PËR SEANCËN DËGJIMORE TË ADROVIQIT DO TË FLASIM NË KËSHILL

Policia Ulqin, Policija UlcinjAnëtari i Këshillit për kontrollin qytetarë të punës së policies Aleksandar Sasha Zekoviq ka dorëzuar iniciativën këtij trupi që të marrë në shqyrtim thirrjen e gazetarëve të “Vijestit” Samir Adroviq dhe Jellena Jovanoviq në bisedë informative.

“Propozoj që nga Qendra lokale e sigurisë të kërkojmë informacion të hollësishëm për motivet dhe arsyet e thirrjes së gazetarëve në bisedë për arsye të shkrimit që botuan, si dhe që në mënyrë më të detajore të shpjegojnë arsytueshmërinë e seancës dëgjimore”, shkruan në iniciativën e Zekoviqit e cila iu dërgua anëtarëve të tjerë të Këshillit.

Shoqata e gazetarëve professional të Malit të Zi ka vlerësuar dje si skandaloze marrjen në pyetje të gazetarëve Adroviq dhe Jovanoviq, si dhe thirrën në reagim urgjent ministrin e punëve të brendshme dhe kryeministrin.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top