Monday , October 23 2017
Lajmi i fundit

ZENELI: DY FJALË PËR LIBRIN “NA DY” TË FLUTUR MUSTAFËS

Flutra 2Kam kënaqësinë që në emër të botuesit “Buzuku” t’ju përshëndes dhe të them dy-tri fjalë lidhur me botimin e librit “Na dy” të Flutur Mustafës, bashkëqytetares suaj, autores dhe poeteshës së re, e cila falë talentit dhe punës krijuese kaloi pragun e kritereve të ashpra të Botimeve Buzuku, për të botuar vlera dhe vetëm vlera!

Do të kisha dashur shumë të jem së bashku me ju sot, në Ulqinin tim tëpaharruar, të vizituar shpesh në vitet ’70, ’80 dhe ’90 të shekullit të kaluar, gjithnjë në cilësinë e njeriut të librit.Shumë nga librat e rafteve të bibliotekës së Ulqinit kanë kaluar nëpër duart e mia, dikur si pjesë  e “Rilindjes” ndërsa nga viti 1990 edhe nga Botimet Buzuku.Tani, me detyrimin që kam për të qenë pjesë e panairit të librit të Frankfurtit, panairi pa dyshim më i madhi i botës në fushën (industrinë) e librit që mbahet çdo vjet në tetor– nëstendën e Kosovës, – ekisha të pamundur të jem pjesë e ftesës suaj, e festës dhe gëzimit të poeteshës Flutur Mustafa.

Botimet Buzuku gjithnjë janë përkujdesur të botojnë, krahas emrave të mëdhenj të letërsisë botërore dhe shqiptare, përfshirë fitues të çmimit Nobel, Gonkur etj., të botojnë edhe të rinj, talente që premtojnë vazhdimësi të domosdoshme të krijimtarisë letrare shqiptare kudo ku ajo krijohet: Në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi, në Luginën e Preshevës, në Diasporë.

Libri “Na dy” i Flutur Mustafës pati fatin të mos presë shumë në tryezën apo sirtarët e botuesit, për të parë dritën e botimit shumë shpejt dhe arsyetoi largpamësinë, duke e botuar në vigjilje të panairit të librit të Prishtinës, në qershor të këtij viti, i cili u radhit ndër librat më të kërkuar të panairit!

Çfarë befasie dhe kënaqësie njëkohësisht për një pritje kaq të ngrohtë të lexuesit të Kosovës, e shprehur edhe javë me radhë në top-listat e librave më të kërkuar për periudhën qershor-tetor 2017!

Një botues i mirëfilltë nuk e ka të vështirë të zbërthejë botën e një autori – autoreje në rastin konkret – të shkrirë në vargjet, në motive, në thurimën figurative, pasurinë leksikore, duke qenë herë personazh, herëzbërthyesee kompleksitetit që ka mjedisi ku jeton ajo, e cila në rastin tonë e tuajin është Flutur Mustafa, duke jetuar sanë Ulqin sa në Prishtinë.

E kjo reflektohet në tërësinë e vet dhe pothuajse me një estetikë të magjishme nëtë gjithë librin.

Bukur dhe bindshëm!

Në cilësinë e botuesit kam qenë pjesë e idejimit të librit, gjithnjë në kuadër të dorës dhe kompetencave të një botuesi të përgjegjshëm, pra në dukjen estetike të librit, por edhe me mendime dhe vlerësime të shumta dhe të arsyeshme për poezinë e Fluturës, ndaj nuk do të doja të përsëritem, por doemos duhet ta them një të vërtetë: Flutura është modernja, është eruditja, e dashuruarathellësisht në gjuhëne ëmbël shqipe, e standardit në një anë dhe trajtave dialektore në anën tjetër, si emblemë dhe dëshmi e etnisë, autenticitetit, moshës, vizionit!Këto nuk e konkurrojnë njëra-tjetrën, por e pasurojnë njëra-tjetrën, e plotësojnë dhe shenjojnë shtrirjen në kohë dhe hapësirë.

Në kohë, mosha dhe empiria ndërthuren, sepse kultura e fituar përplotëson frymëzimet. Në hapësirë, gjithsesi ajo që sot vlerësohet në botë: diversiteti dhe përafrimet!

Te Flutura dhe poezia e saj e “Na dy” nuk është e vështirë të hetohen këto…

Ndaj, urime Flutur! Botimet Buzuku ju mirëpresin edhe me libra të tjerë!

(ABDULLAH ZENELI, botues) Prishtinë, më 6 tetor 2017

 

 

 

 

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top