Zenka: ÇKA NDËRTOHET TEK „HOLLEGROJA”

Mehmed Zenka, Met ZenkaKryetari i Unionit demokratik të Shqiptarëve Mehmed Zenka ka pyetur në mbledhjen e djeshme të Kuvendit komunal për çfarë do të shërbejë objekti i cili po ndërtohet në afërsi të restorantit “Hollegro” në Plazhin e vogël.

Në tabelën e cila pak kohë më parë formalisht është vendosur afër objektit thuhet që aty do të ndërtohet hapësira për parking.

“Për të deri tani janë shpenzuar rreth 150 mijë euro, por askush nuk e din çka do të jetë ajo. Nuk më duket që do të jetë parking”, tha ai duke theksuar që “qytetarët meritojnë të dinë për çka bëhet fjalë, e jo që opinioni të spekulojë që kjo do të jetë e tij ose e atij”.

Objekti në Plazhin e vogël ka filluar të ndërtohet dy ditë para Vitit të ri, ndërsa mjetet për ndërtimin e tij nuk janë paraparë me buxhet komunal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…