Saturday , January 18 2020
Lajmi i fundit

Zenka: JEMI GATI TË BËHEMI PJESË E PUSHTETIT TË RI

Met ZenkaKryetari i Unionit demokratik të Shqiptarëve Mehmet Zenka ka thënë se pret thirrjen për bisedime rreth rikompozimit të pushtetit lokal dhe se partia është e gatshme të marrë përgjegjësinë dhe të jetë pjesë e pushtetit të ri.

“Që para një viti e gjysmë kam thënë se garnitura e sotme nuk ka të ardhme dhe nuk do të mbijetojë gjatë. Është treguar se kam të drejtë, sepse gjatë tërë kësaj kohe që udhëheqin komunën nuk kanë plotësuar asgjë nga premtimet e shumta. Gjynah që u humb kaq shumë kohë, por besoj se situata do të ndryshojë për mirë”, deklaroi Zenka për “Dan” duke theksuar se partia e tij është gati të punojë në këtë drejtim.

Portali Ul-info mëson se PDS-ja gjatë kësaj jave nuk do të fillojë bisedimet për rikompozim të pushtetit në Ulqin. “Kjo gjë do të ndodh me siguri dhe PDS-ja do të jetë pjesë e pushtetit të ri në Ulqin”, deklaroi shefi i Këshillit komunal të kësaj parti Loro Nrekiq.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top