Tuesday , September 29 2020
Lajmi i fundit

Zenka: KURBAN BAJRAMI ËSHTË FESTA MË E RËNDËSISHME ISLAME E CILA SIMBOLIZON FLIJIMIN DHE SAKRIFICËN

Met ZenkaMinistri për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, Mehmed Zenka, i dërgoi urimin, reisit të Bashkësisë Islame në Mal të Zi, Rifat ef. Fejziqit dhe të gjithë muslimanëve në Mal të Zi, me rastin e Kurban Bajramit.

“Juve dhe të gjithë muslimanëve në Mal të Zi iu uroj Kurban Bajramin. Kjo festë, më e rëndësishme islamike, simbolizon flijimin dhe sakrificës. Na rikujton se, me besnikëri dhe dashuri ndaj tjetrit, duhet të ndërtojmë marrëdhëniet mbi bazat e tolerancës dhe respektit të ndërsjellët. Këtë festë e presim në rrethana të veçanta për shkak të pandemisë së virusit korona, të cilat e preken tërë botën. Vlerësojmë përpjekjet, të cilat si komunitet i përgjegjshëm i cili është pjesë e rëndësishme e kësaj shoqërie, të cilat i bëni për të respektuar masat shëndetësore, të cilat janë miratuar për ta mbrojtur atë që është vlera më e madhe – Jeta dhe shëndeti i njerëzve”, thuhet në urimin e ministrit.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top