Thursday , August 13 2020
Lajmi i fundit

Zenka: MË LEHTË NË PENTAGON SE DERI TEK INFORMATAT PËR IPA PROJEKTET

Mehmed Zenka, Met ZenkaKryetari i Unionit demokratik të Shqiptarëve Mehmet Zenka ka thënë se tash tetë nuk ka asnjë informacion për IPA projektet që realizohen në komunë të Ulqinit.

„Kështu ishte edhe kur ne ishim në pushtet, jo vetëm tani“, tha ai duke theksuar se çdo gjë është e mbuluar nga fshehtësia.

„Më duket se është më lehtë të hysh në Pentagon apo në seli të CIA-së se sa të marrësh informacion për realizimin e IPA projekteve në Ulqin“, tha Zenka në mbledhjen e Parlamentit lokal.

Sipas informatave në faqe të Komunës, prej vitit 2012, Zyra për bashkëpunim ndërkombëtar dhe projekte ka punuar në implementimin e  tetë IPA projekteve, me vlerë të përgjithshme prej 1,9 milion euro.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top