Sunday , April 30 2017
Lajmi i fundit

Zenka: NUK KISHTE BISEDIME PËR KOALICION

Mehmed Zenka, Met ZenkaLideri i Unionit demokratik të Shqiptarëve Mehmed Zenka ka deklaruar që të martën nuk kishte bisedime për koalicione paszgjedhore në mes kryetarëve të partive nacionale Shqiptare: Nazif Cungut, Fatmir Gjekes dhe tij.

“Këto janë të pavërteta. Ne kemi ngrënë mëngjes në një restorant në Podgoricë mbas bisedimesh me kryeministrin Millo Gjukanoviq dhe me liderët e pjesëtarëve tjerë të koalicionit qeverisës në Mal të Zi. Fotografia është keqpërdorur, sepse nuk kisha dijeni që do të dorëzohet në media”, shtoi ai për “Vijesti”.

Në faqen zyrtare të Forcës së re demokratike – Forca dje pasdite është publikuar fotografia në të cilën shihen Cungu, Zenka dhe Gjeka, me titullin “Gjeka iku nga bisedimet, Cungu dhe Zenka për bisedime”.

Gjeka këtë rast e vlerësoi si “dezinformatë rëndë të Cungut”.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top