Tuesday , October 15 2019
Lajmi i fundit

Zenka: PËR ULQININ VENDOSET DIKU TJETËR

Mehmed ZenkaKryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve Mehmed Zenka ka thënë se kjo parti që para një viti ka propozuar krijimin e koalicionit të gjerë i cili do ta nxirrte qytetin nga humnera në të cilën ndodhet.

“Në vend të marrëveshjes partitë në pushtet vetëm në mënyrë deklarative punojnë për tejkalimin e krizës. Jemi dëshmitar të akuzave të pakëndshme të anëtarëve të pushtetit të kot dhe joproduktiv për shkak të të cilëve Ulqini shkoi dhjetë vite prapa”, tha Zenka për “Dan” duke theksuar se “për fat të keq, për Ulqinin më nuk vendoset në këtë komunë, por në terrenin tjetër”.

Sipas fjalëve të tija, është trishtues fakti që deputetët e partive shqiptare, në vend se të merren me problemet kyçe, tregtojnë për të ruajtur vendet e punës dhe të qëndrojnë në pushtet. “Ky është turp i madh i partive parlamentare të Shqiptarëve”, shtoi Zenka.

One comment

  1. Mehmet apo Mehmed?

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top