Tuesday , October 15 2019
Lajmi i fundit

Zenka: QEVERISJA TREVJEÇARE E MJEGULLSHITËSAVE

Met ZenkaKem pas rastin para disa ditëve nëpërmjet medieve të përcjellim pushtetin aktual  duke festuar një vjetorin e ushtrimit të pushtetit. Me të drejtë  shtrojmë pyetjen: Çka festojnë  këta zotëri?

Zotërinjtë e lartë përmendur lirisht mundnin të festojnë tre vjetorin e ushtrimit të pushtetit, sepse tash tre vite edhe ushtrojnë pushtet.

Çka festojnë këta zotëri? Mos ndoshta festojnë tre vite të dështimit ?! Mos ndoshta festojnë tre vite të shitjes së  mjegullës kundrejt qytetarëve. I pyesim zotërinjtë e nderuar: Ku janë premtimet e dhëna vite me radhë?

UDSH dhe qytetarët me të drejtë priten që  ky pushtet së  paku do të dilte me një raport vjetor, ku do te përmblidheshin të arriturat vjetore. Por jo, ata e panë më të arsyeshme  që të fotografohen të gjithë së bashku duke u buzëqeshur. Ndoshta kanë edhe arsye të buzëqeshin, sepse qëllimin e arritën, e morën pushtetin, ndërsa sa i përket  premtimeve  i shërben fjala e vjetër popullore: “Fjalët e bukura, gurtë në thes”!

– Zotërinjtë premtuan që do të kujdesen dhe do të angazhohen maksimalisht në zgjidhjen e problemit të Valdanosit dhe çfarë arritën?! Për tre vite pushtet arritën vetëm tri herë ta përmendin Valdanosin dhe atë në mënyrë deklarative.

–  Zotërinjtë premtuan që do të angazhohen maksimalisht  në zgjedhjen e problemit të të Mirave detare. U mburrën tejmase që zgjodhën drejtorin e bordit të Të Mirave Detare! Çfarë  ndodhi prej ditës që morën  udhëheqësin e bordit: çmimet e shërbimeve u rritën 100% dhe të drejtat e ULQINIT  u cunguan edhe më shumë.

Kem shtruar pyetjen si klub i këshilltarëve: Ku janë 1.500.000€ të cilat komuna 3 vitet e fundit i morri prej TË MIRAVE DETARE dhe në cilat projekte janë investuar? Këto mjete janë dedikuar vetëm për rregullimet e brezit Bregdetar. Të gjithë ne jemi dëshmitarë që këto mjete u përdoruan për mbylljen e birave të buxhetit dhe kush e di se ku tjetër, por vetëm për rregullimin e problemeve në brezin e detit nuk u përdorën. Këtu skemi të bëjmë me 150.000€, por me 1.500.000€, të cilat po të ishin shfrytëzuar konform dedikimit nuk do të kishim më problemin e vinçit në molin e madh, barkaxhitë nuk do të kishin më problem me vendnxjerrjen e barkave, limanit  te kacemes do ti shtoheshin edhe ato 20m qe i mungojnë për tu zgjidh problemi, do të kishim edhe një shëtitore të re mbas hotelit ALBATROS dhe do rregulloheshin një sërë problemesh në brezin e detit. Këto zotëri, pa pike frike, haptas shkelin ligjin në mënyrë që shpenzojnë mjetet jashtë dedikimit.

-Kem shtruar pyetjen tre vite me radhë, ku janë shpenzuar mjetet e IPA FONDIT? Edhe këtu kemi të bëjmë me disa miliona euro për të cilat qytetarët nuk kanë informata se ku janë shpenzuar .Edhe për këto mjete dyshojmë se janë keqpërdorur, përndryshe do kishim informatat e duhura.

I pyesim pushtetarët pse nuk ndërtohet hotel “Galebi”, kur tash dy vite është aprovuar plani për hotel Galebin? Pse nuk ndërtohet hotel “Lido”? Ku janë investitorët për hotelin Jadran, pasi që tash tre vite me radhë paralajmërohet ndërtimi i ti. Pse nuk pastrohet gryka e Port Milenës, apo ndoshta presin që të na shpërthej ndonjë bombë ekologjike që të na shkatërrohet sezoni turistik.

Tejmase është dëshpërues fakti që 7000 shtëpi në Shtoj  dhe 1000 në Krruç për pastrimin paguajnë vetëm 28.000€ brenda një viti,ndërsa 4000 shtëpi në qytet për një vit paguajnë  hiç ma pakë se 600.000€.

E njëjta statistikë  vlen edhe për mjetet  e mbledhura  prej taksbanimit, ku prej te cilave 30.000€ mblidhen nga shtëpitë e Shtojit dhe Krruçit, ndërsa 200.000 prej pjesëve të tjera të qytetit. Siç duket për pushtetarët tanë vlenë rregulli që të ardhurit shërbimet ti kenë gratis, ndërsa vendasit janë për me pagu.

– Pushtetarët kanë të holla që të financojnë  ekipet dhe aktivitet sportive në Mal të Zi, e pse mos ti financojnë kur e dijmë që sporti në Ulqin lulëzon aq shumë sa që pothuajse nuk egziston.

– Ulqini zënë vendin e parë në Mal të Zi me numërin më të vogël të te rinjve të cilët merren me sport. Me një fjalë,  jemi të parët nga fundi i tabelës. Deri sa sportistët tanë luajnë në ekipet e Tivarit dhe Budvës, komuna e Ulqinit financon ekipet tjera në Mal të Zi.

Pushtetarët lavdërohen që kanë aprovu 18 plane urbanistike, në anën tjetër buxheti i komunës është bosh. Kredia është marrë, vendet me atraktive janë dhënë hipotekë, punëtorët prapë skanë rroga, ndërsa pushtetarët janë aq te përgjegjshëm sa që hapin tenderin për blerjen e nji makine luksoze me vlerë 50.000€, ndersa në anën tjeter formojnë komision te posaçëm për mbledhjen e taksave prej qytetarëve të komunës së Ulqinit. Politika e mjegullshitësve  gjatë tre viteve të fundit po e mbytë edhe atë pak shpresë që ka mbetur tek qytetarët për të ardhme më të mirë.

Nje fjalë e vjetër thotë: ”Po që se dëshironi ta mbytni një popull, atëher mbytjani shpresën”. Siç duket, zotërinjtë e lartëpërmendur ushtërimpushtetin e kan kuptu dhe marrë si vegël për rregullimin e punëve të veta dhe për kënaqjen e epsheve të tyre. Për momentin  një për politikën e mjegullshitësve lokal.

– Sa i përket politikës  në Mal të Zi, atëherë i drejtohemi qeverisë së Malit të Zi, se kanë kaluar të gjitha afatet dhe ka ardhur koha që të realizohet premtimi dhe marrëveshja në lidhje me komunën e Tuzit ne Malësi. Nuk ka ma vend per improvizime dhe premtime tjera. E drejta per komunë të plotë duhet realizuar në afatin sa më të shkurt kohor.

Nuk mund të hyhet bisedime te mëtejshme me Shqipëtarë pa premtime të realizuara. Qeveria duhet të i kushtojë vëmendje të posaçme problematikës për gjetjen e një zgjedhjeje afat gjate dhe të qëndrueshme për Shqiptarët në Mal të Zi siç janë:  mandatet e garantuara në parlamentin e Malit të Zi, komuna e Tuzit në Malësi, të mirat detare, perfaqësimi proporcional në të gjitha strukturat e shtetit, decentralizimi, etj….

– Gjithashtu kërkojmë që qeveria të gjejë zgjedhje për punëtorët  e Kripores dhe Otrantit, të cilët presin drejtësinë, siç janë zgjedhë problemet e punëtorëve  të ndërmarrjeve të tjera në Mal të Zi.

Populli Shqipëtarë i ka hup shpresat në përfaqësuesit e vet në parlamentin e Malit të Zi.

Mjegullshitësit edhe në rrafshin politik të Malit të Zi treguan paaftësi elementare. Jo vetëm që i lan shqipëtarët pa minister në Qeverin e Malit të Zi , por u bën edhe gazi i botës me grindjet  e tyre rreth ndarjes  së mandateve në mes deputetëve shqipetarë.

Presin prej qeverisë së Malit të Zi që ti realizojnë premtimet kundrejtë shqipëtarëve, ndërsa ne anën tjetër nuk janë në gjendje të mbajn as besën e dhanë njëri tjetrit. E gjitha kjo politikë mjegullshitëse rezultoi me defaktorizimin e faktorit politik shqipëtar në Mal të Zi .

Gjithashtu, pyesim organet hetuese dhe policore, cili është qëllimi i vërtetë i gjitha këtyre kontrollave të një pas njëshme në komunën e Ulqinit këto 10 vitet e fundit: lufta ndaj korrupcionit, apo  mbledhja e të dhënave korruptive dhe futja e tyre në fiokat e tyre  për të mbajtur nën kontrol pushtetaret lokal? I ftojmë që  këto hetime të rrezultojnë me akt akuza konkrete po që se ka fakte, ose ti ndalin këto hetime dhe ti lirojnë punëtorët e komunës prej  anktheve të hetimeve që të kryejn veprimtarit e tyre lirshëm.

UDSH është i mendimit që për dalje prej  kësaj gjendje  të mjerueshme  të komunës së Ulqini janë  dy zgjidhje: njëra është formimi i një Qeverie të re lokale, të përbërë nga të gjithë faktorët politik lokal me një mandate dy vjeçar, ku të gjithë së bashku do japin kontributin ne mëkëmbjen e ekonomisë së qytetit. Opsioni i dytë është zgjedhjet e reja, ku qytetarët me votën e vet do të vlerësojnë kontributin e secilës parti.

Sipas të gjitha  gjasave, Malin e Zi e presin zgjedhjet parlamentare brenda  këtij viti, më së largu ne fillimin e vitit të ardhsëm. Mu për këtë arsye, UDSH ftonë  te gjithë subjektet politike shqiptare të ulen dhe të kordinojnë pikat e tyre programore rreth kërkesave politiko-ekonomike të Shqiptarëve, të cilat pak a shumë janë të njëjta. Dëshrijomë që këto zgjedhje Shqiptarët  ti presin me qëndrime të kordinuara  dhe të kemi një bashkveprim politik cilësorë dhe frytdhënës, e kjo arrihet vetëm me bashkëveprim. Urojmë që kjo ftesë e jona te mos hasë në veshë të shurdhër.

Kryetari i UDSHse

Mehmed Zenka

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top