Tuesday , October 15 2019
Lajmi i fundit

Zenka: TAKIME ME QEVERITARËT NË TIRANË

meti (4)Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave Mehmed Zenka me bashkëpunëtorët e tij, në mesin e të cilëve ishte edhe sekretari i përgjithshëm i këtij dikasteri qeveritar Valon Dasharami, pak ditë më parë zhvilluan disa takime në Tiranë.

Temë e takimeve, ku morën pjesë ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini dhe ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko, ishte mundësia e regjistrimit në programet e ciklit të parë të studimeve dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë pa detyrimin të plotësojnë kriterin e notës mesatare të kandidatëve shqiptarë nga Mali i Zi.

Kjo iniciativë e ministrit Zenka u pranua nga qeveria shqiptare, prandaj prej këtij viti akademik kandidatët shqiptar nga Mali i Zi, por edhe nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Bujanovci, Presheva dhe Medvegja, nuk do të kenë nevojë ta plotësojnë këtë kriter gjatë aplikimit.

Ministri Zenka e falënderoi për përkrahjen të gjithë grupin punues të Këshillit të Ministrave në Republikën e Shqipërisë të cilët u përgjigjen pozitivisht dhe shpejt kërkesës.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top