Saturday , September 26 2020
Lajmi i fundit

Zenka: UDSH NUK E PRANON PROPOZIMIN E PDS PËR TUZ

483965_484165474962779_32196837_nModeli sipas të cilit Tuzi do ti kishte të gjitha ingerencat e komunës, përveç që do të qëndronte në kufijtë administrativ të Podgoricës e cila do të ja caktonte dhe buxhetin e përgjithshëm, është i papranueshëm për Unionin demokratik të Shqiptarëve (UDSH) sepse, siç kanë thënë, nuk dallon në thelb nga modeli ekzistues.

Kryetari i UDSH Mehmet Zenka tha për agjencinë Mina që nuk është i njoftuar që PDS negocion me dikë për këtë çështje, duke thënë që ai me përfaqësuesit më të lartë të kësaj parti është takuar për herë të fundit para zgjedhjeve presidenciale në prill. “Aty fituam premtimin e fuqishëm dhe fjalën e nderit që afati i fundit për mbajtjen e referendumit do të jetë fundi i shtatorit. Meqë shtatori ka kaluar, shihet që fjala e nderit nuk vlen më për askënd, përveç për ne që kemi besuar verbërisht në të”, tha Zenka.

Ai shtoi që propozimi i ri për të është absolutisht i papranueshëm, sepse nuk ka dallime të mëdha nga situata ekzistuese. “Nuk shoh asnjë dallim thelbësorë, kur pikat kryesore – buxheti dhe projektet, prapë nuk do të jenë nën ingerencat e kësaj komunë, por pikë për pikë duhet ti miratoj Podgorica”, sqaroi Zenka.

Sipas fjalëve të tija, këto mund të jenë “prapë disa lojëra politike që çojnë në drejtim që Tuzi asnjëherë mos të marrë statusin e komunës së plotë”.

Ai i porositi përfaqësuesit e PDS që “ta rikujtojnë takimin në Mareza, kur njerëzit kryesor të kësaj parti kanë dhënë fjalën e nderit që referendumi do të mbahet deri në fund të shtatorit”. “Dhe asgjë më shumë, vetëm ta rikujtojnë fjalën e dhënë”, përfundoi Zenka.

Përfaqësuesi i Iniciativës qytetare, Vasel Sinishtaj, tha që ky grupim politik gjithmonë ishte “i hapur dhe i pjekur në veprimtarin politike” dhe që këtë model do ta studioj “nëse vendoset në letër”.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top