Sunday , April 21 2019
Lajmi i fundit

ZENKA: ULQINI ËSHTË NË ROBËRI FINANCIARE

“Për më pak se dy vite të këtij pushtet janë krijuar dhjetë milionë euro kredi. Kjo është shifër tepër e madhe dhe për komuna shumë më të pasura se ajo e Ulqinit”, tha kryetari i Unionit demokratik të Shqiptarëve (UDSH) Mehmed Zenka.

Ai në konferencën për shtyp të mbajtur në selinë e partisë së tij tha që me nënshkrimin e marrëveshjes me Ministrin e financave ekspertët e famshëm, nën mantelin e programit të sanimit, faktikisht kanë pru masat e jashtëzakonshme në komunë të Ulqinit. “Ndaluni zotëri pushtetarë, sepse ju për dy vite e keni pru Ulqinin në robëri financiare, prej të cilës as idenë  nuk e keni si të dilni”, vlerësoi ai duke iu drejtuar udhëheqësve të Ulqinit.

Sipas fjalëve të tija, në këtë komunë në periudhën e mëparshme nuk kishte asnjë investim të rëndësishëm. Zenka i akuzoi udhëheqësit e vetëqeverisjes lokale dhe për sjellje të pasinqertë ndaj Valdanosit, riorganizimit të shëndetësisë, të Mirave detare dhe borxheve.

Pohojmë që janë krijuar kushtet për zgjedhje të jashtëzakonshme mbas sezonit turistik, sepse situata momentale kërkon zgjidhje dhe nuk ka më kohë për të humbur. Sidomos jo për bërjen e koalicioneve që varen nga Podgorica”, tha lideri i UDSH-së dhe i tha pushtetarëve të tanishëm që ti kursejnë qytetarët nga eksperimentet e mëtejshme në zbatimin e planeve të famshme zhvillimore. “Sepse këtij qytet dhe këtyre qytetarëve ju merret ‘fryma’ prej tyre”, përfundoi Zenka.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top