Thursday , December 13 2018
Lajmi i fundit

Zenka: ZGJIDHJE TË REJA PËR SHFAQJEN E SIMBOLEVE KOMBËTARE

Mehmed ZenkaQeveria deri në fund të vitit do ti dërgojë Kuvendit një set ligjesh me të cilët në mënyrë të qartë dhe precize do të definohen rregullat lidhur me shfaqjen e simboleve kombëtare të shteteve të tjera, tha në deklaratë për “Pobjeda” ministri për të drejtat e njeriut dhe pakicave Mehmed Zenka.

Duke komentuar ngjarjet e pak kohëve më parë në Ulqin dhe Tuz kur policia dorëzoi paditë në gjykatën për kundërvajtje kundër dy Shqiptarëve të cilët njëri në automjetin e vet, ndërsa tjetri në shtëpinë e tij kanë shfaqur flamujt shqiptarë, ministri vlerësoi se këto ngjarje nuk janë fotografi e vërtet e marrëdhënieve të mira ndërnacionale në shtetin tonë.

“Nuk është fotografi e bukur, por ndoshta këto ngjarje janë shenjë i mirë për inicimin e ndryshimit të ligjeve. Këto situata të pakëndshme mund të jenë arsye e mirë që të reagojmë dhe mos të kemi ngjarje të ngjashme më në Mal të Zi”, përfundoi Zenka.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top