Zëvendëskryeministri në Ulqin: VIZITOI KOMUNËN, SHASIN, BUNËN DHE MALIN E BRISË

thumbnail_SimoviqiNënkryetari i Qeverisë dhe ministri i bujqësisë dhe i zhvillimit rural Mr. Millutin Simoviq ka vizituar të martën komunën e Ulqinit.
Ai fillimisht u takua me udhëheqësinë e vetëqeverisjes vendore në krye me kryetarin e Komunës Loro Nrekiqin.
Nënkryetari Simoviq vizitoi kompleksin e tokës bujqësore në Shas të cilin në dhjetor e morri me qira kompania “Voli Trade”, si dhe punimet për rregullimin e degës së djathtë të Bunës.
Gjatë vizitës u prezantuan projektet investuese të cilët do të realizohen në gjithsej 200 hektarë të tokës bujqësore në pronësi shtetërore, e të cilët i kanë marrë me qira kompanitë “Vinarija Milović”, “Agrolajf Montenegro” dhe “Čelebić Agrar”, në lokalitet Mali i Brisë, Golubovci dhe Vranoviqi (Kotor).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…