Zgjedhjet: GJUKANOVIQ PRESIDENT I RI I MALIT TË ZI

Milo DjukanovicLideri i Partisë Demokratike të Socialistëve (PDS) dhe kandidati për president i kësaj parti Millo Gjukanoviq është president i ri i Malit të Zi.

Ai fitoi rreth 54 për qind të votave, gjegjësisht fitoi që në raundin e parë.

Sipas të dhënave jozyrtare, kandidati i PDS-së në Ulqin fitoi 7.359 vota ose rreth ¾ e atyre që votuan.

Mirëpo, ky rezultat është për rreth 3.400 vota më pak se partitë që e përkrahën (PDS, Forca, Partia Demokratike, Unioni Demokratik i Shqiptarëve, Socialdemokratët dhe Partia Boshnjake) fituan në zgjedhjet lokale të cilët u mbajtën me 4 Shkurt të këtij viti.

Rezultat të mirë arriti kandidati i PSD-së Draginja Vuksanoviq e cila në Ulqin fitoi 1.137 vota. Pas saj është kandidati i pjesës më të madhe të opozitës Mladen Bojaniq me 832, si dhe kandidati i Malit të Zi të vërtet Marko Millaçiq me 210 vota.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…