Zgjedhjet lokale në Shqipëri: NË SHUMICËN E KOMUNAVE FITUAN SOCIALISTËT

Zgjedhjet-ne-ShqiperiKandidatët e koalicionit të majtë i cili udhëhiqet nga Partia socialiste e kryeministrit Edi Rama kanë marrë fitoren në shumicën e qyteteve në Shqipëri në zgjedhjet e djeshme lokale, njoftojnë mediet shqiptare.

Sipas rezultateve akoma jozyrtare, socialistët do të kenë kryetarin e bashkisë në qytetet më të mëdha, Tiranë, Durrës dhe Vlorë, ndërsa Partia demokratike e Lulzim Bashës ka arritur fitoren në Shkodër.

Është interesant fakti se po pritet fitorja e demokratëve në Berat, i cili për dekada të tëra ishte bastion i socialistëve, por edhe fitoret e socialistëve në disa vende në veri të vendit, të cilët gjithmonë ishin bastion i demokratëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…