Sunday , September 24 2017
Lajmi i fundit

Zgjedhjet: MBAS MARRËVESHJES NË MALËSI, RADHËN E KA ULQINI

Tuz, Tuzi, Malesia, MalesijaSubjektet kyçe politike kanë arritur marrëveshjen që të hënën ti dërgohet iniciativa parlamentit të Komunës urbane të Tuzit për shkurtim të mandatit, ndërsa disa ditë më vonë ajo të votohet.
Zgjedhjet në Malësi pritet të organizohen në nëntor, mëson Portali Ul-info.
Pritet që vendimi i ngjashëm të sillet në fillim të javës së ardhshme edhe në Ulqin, mbas mbledhjes së Këshillit komunal të Partisë demokratike të socialistëve, në të cilën po ashtu thonë se është më mirë që zgjedhjet lokale të parakohshme të mbahen në nëntor.
Këtë propozim e përkrahu edhe Alternativa shqiptare, e cila është anëtare e koalicionit “Shqiptarët të vendosur”.

One comment

  1. Larg-Nga-Ulqini

    Duhet me vendos qe te gjith qe jeni ne pozite ne Malesi dhe Ulqin me u largue dhe mos me pase te drejte me u kandindue per disa vjete. Jepnu shanse tjerve se ju kurr gja nuk keni ba tash ma se 20 vjete!

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top