Monday , August 21 2017
Lajmi i fundit

Zgjedhjet: PDS PËR NËNTOR, FORCA PËR FILLIM TË VITIT TË ARDHSHËM

Komuna e Ulqinit, Opstina Ulcinj„Koalicioni drejtues në Ulqin akoma nuk ka arrit marrëveshjen për shkurtimin e mandatit të parlamentit lokal“, tha drejtuesi i këshillit të Partisë demokratike të socialistëve në Ulqini, Loro Nrekiq, duke thënë se pret që kjo të ndodh së shpejti.

Ai për „Pobjeda“ tha se për momentin periudha e zgjedhjeve mbetet e hapur.

„Zgjedhjet e rregullta duhet të jenë me 4 shkurt të vitit të ardhshëm, por pres që një zëri, me partnerët e koalicionit, të arrijmë marrëveshje që ato të mbahen në fund të këtij viti“, tha Nrekiq.

Ai tha se gjatë sjelljes së vendimit për shkurtimin e mandatit të parlamentit të Ulqinit do të respektohet vendimi i të gjithë anëtareve të koalicionit.

Mirëpo, Genci Nimanbegu nga Forca nuk pret që të mbahen zgjedhjet e parakohshme në Ulqin.

„Mendoj që zgjedhjet duhet të jenë në afat të rregulltë, e ky është fillimi i vitit të ardhshëm“, tha ai duke shtuar se „çdo parti ka politikën dhe interesat e veta“.

 

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top