Tuesday , August 14 2018
Lajmi i fundit

„Zgjohu Ulqin“: JEMI TË KËNAQUR, KEMI MË SHUMË VOTA

Zgjohu Ulqin„Koalicioni Zgjohu Ulqin fitoi më shumë vota se në zgjedhjet e kaluara lokale dhe të njëjtin numër mandatesh, kështu që relativisht jemi të kënaqur me këto rezultate“, njoftuan nga ky koalicion të cilin e përbëjnë Partia demokratike, Lëvizja qytetare „Perspektiva“ dhe Lidhja demokratike në Mal të Zi.

Siç thonë, kundër tyre është bërë fushatë e pistë nga disa parti me të cilët formalisht ishin në koalicion në nivel lokal.

„Për koalicionet paszgjedhore do të flasim ditët e ardhshme. Jam i sigurt që do të jemi përbërës i fuqishëm i pushtetit të ardhshëm lokal“, thanë nga koalicioni „Zgjohu Ulqin“.

2 comments

  1. Qe koalicion i cili ja “dhuron” Ulqinin e duart e Millos. DPS 9, PD 7, SD 3. Gjithsejt 19 mandate per nje qeveri lokale stabile edhe vazale. Mos te harrohet deshira 30-vjecare e Millos qe ta marr Ulqinin, klyshat ne SD, dashuria e Fatmirit me fotele edhe poshtersia e Gzimit, jan miks perfekt per nje shkaterrim te metejm te Ulqinit. Ne kete menyr Forca edhe Unioni jan jasht bisedave per te ardhmen e Ulqinit, sepse edhe ne nivel shteteror, perkrahja e Forces nuk i duhet Millos, jan vota e 42, i duhen vetem 41 qe ta coj qefin e vet deri ne fund.

  2. DPS-SD-PD isht koalicion i partive qytetare edhe i partis nacionale Shqiptare, kshtu qe ky koalicion isht shum me vend edhe n koh te nevojitur per Ulqinin me shum se asnjeher ma par. Shpresoj se Loroja e lexon ket portal edhe e sheh me su te vet se cka kerkojn votusit- koalicion me te gjith pos Forces dhe Unionit, ata jan shkaktar per demin e bam Ulqinit ne 15 vitet e funit edhe ata kan me qen problem me u marr vesh per te miren e Ulqinit edhe kan me bo sabotazha. Urime edhe perpara DPS-SD-PD

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top