Sunday , September 24 2017
Lajmi i fundit

Zjarrfikësit të rraskapitur: NUK FLENË TASH TRE NET, KANOSEN RREZIQET E REJA

Zjarri,PozarNga e premtja zjarrfikësit nga Ulqini janë në aksion. Më së shumti, duke i ndihmuar kolegëve në komunat fqinje, por edhe duke fikur në sërë zjarresh të vogla në tërë territorin e Ulqinit. Pjesë e madhe e kësaj zona tash disa ditë është e mbuluar nga tymi.

“Jemi të rraskapitur. Nuk flemë tash tre net”, na thanë ato.

Rreziku i ri po kanoset nga e hëna pasdite. Zjarri i cili tash disa ditë është në shpatet e Rumisë, i bartur nga era e fortë perëndimore, po kalon në territorin e Komunës së Ulqinit, në zonën e fshatit Millë.

Zjarrfikësit shpresojnë që era do të dobësohet, por edhe që në natën në mes të hënës dhe të martës në këtë hapësirë do të bie shi.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top