Thursday , November 23 2017
Lajmi i fundit

Zjarrfikësit: ZJARR NË PLAZH TË MADH DHE NË SHPATET E RUMISË

 

Pozar, ZjarrNga Shërbimi i mbrojtjes dhe shpëtimit u njoftua për Portalin Ul-info se pak pas orës 15 shpërtheu zjarri me përmasa më të gjëra në pjesën e pasme të Coco beach.

Zjarri, i përcjell nga era e fortë, ka rrezukuar disa objekte banuese nga të cilët njëri, i ndërtuar nga druri, u dogj.

Në këtë hapësirë zjarrfikësit kanë intervenuar me pesë makina, ndërsa zjarri u fik rreth orës 16:30.

Përndryshe, vazhdon të jetë aktiv zjarri në shpatet e Rumisë, në Millë naltë.

Përfaqësuesit e Shërbimit të mbrojtjes dhe shpëtimit marrin pjesë me një makinë në Shushanj, ku ndihmojnë kolegët në Tivar në fikjen e zjarrit të madh.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top