Wednesday , October 17 2018
Lajmi i fundit

Zjarri, dita e 5: ANGAZHOHEN TË GJITHË FORCAT, PRAPË AEROPLANËT

Image-1 (33)Edhe ditën e pestë në Ullishtën e Ulqinit edhe në Mendër zjarri është aktiv të cilit i jep shtytë era e moderuar deri e fuqishme me drejtime të ndryshme.

Në aksion, siç tha koordinatorja, nënkryetarja e Komunës Hadixha Gjoni, të dielën u kyçën të gjithë strukturat komunale dhe ndërmarrjet publike, me stafin dhe makineritë e veta. Po ashtu, u hap rruga përmes Mendrës së Madhe, që do të ndalojë që zjarri të përhapet në Ullishtën e Valdanosit.

Ajo tha se në mëngjes dhe gjatë tërë ditës intervenuan edhe aeroplanët zjarrfikës, ndërsa erdhi edhe anija për fikje.

Në aksion marrin pjesë edhe përfaqësuesit e ushtrisë, si dhe të shërbimit të mbrojtjes dhe shpëtimit nga disa qytete.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top