Zyrtarisht: HOXHIQ DREJTOR I DREJTORISË NË MINISTRINË E TURIZMIT

Qazim HoxhiqEkonomisti i diplomuar Qazim Hoxhiq në mbledhjen e djeshme të Qeverisë së Malit të Zi u emërua për u.d. të drejtorit gjeneral të Drejtorisë për zhvillimin e destinacionit turistik dhe infrastrukturës turistike në Ministrinë e zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit, mëson Portali Ul-info.

Në vendimin e miratuar theksohet se Hoxhiq i plotëson të gjithë kushtet për kryerjen e suksesshme të funksionit duke marrë parasysh aftësinë dhe profesionalitetin e tij, si dhe eksperiencën e deritashme në punë.

Përndryshe, ai deri tani ishte i punësuar në Organizatën turistike të Ulqinit, ndërsa është kryetar i Këshillit komunal të Socialdemokratëve (SD).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…