Konsullata e Malit të Zi në Frankfurt ka ftuar kryetarin e Kuvendit komunal të Ulqinit Loro Nrekiq që në fund të kësaj jave të jetë i pranishëm në festimin e një dekade nga ripërtrirja e pavarësisë së Malit të Zi.
Solemniteti do të mbahet me 7 maj në “Goethe Haus” në Frankfurt, e në te janë ftuar personat e njohur nga bota e politikës, kulturës dhe shkencës nga Gjermania dhe Mali i Zi.
Këtë manifestim së bashku me Konsullatën e organizon edhe Shoqata “Montenegro-Hessen”, drejtuesi i së cilës është Ulqinaku Rifat Stankoviq.