Masat e reja mbrojtese nga perhapja dhe ndalja nga korona virusi, nga trupi komunal per mbrojtjen dhe shpetim i komunes se Ulqinit.
Do te behet dezinfektimi me uj dhe klor i te gjitha rrugeve me te frekuentuara ne qytet.Nga pompa e benzines Kallamper deri ne rane duke perfshire edhe nje pjese deri tek hoteli Albatros. Rruga per Mahalle te re deri ne hyrje ne ullishte.
Rruga nga rreth-rrotullimi nepermes bulevardit Vellazerim Bashkim deri tek semaforet ne hyrje te qytetit. Do te behet dezinfektimi i tregut te gjelbert dhe rruga rreth tij.
Do te behet dezinfektimi i te gjitha hapesirarave tregtare sic jane: Voli, Kallaba, Cungu, Solaris etj.
Do te behet dezinfektimi i rrugeve ne qender te Shtojit dhe ne Katerkolle.
U ndalohet te gjithe qytetarve te Ulqinit shetitja ne te gjitha shetitoret ne qytet.
Apel qytatareve qe te respektojne distancen sociale.
Sherbimi i mbrojtjes dhe i shpetimit me te gjithe kapacitetet vihet ne sherbim te gjithe qytetareve, do te ofroje vullnetarisht ndihme per dergimin e ushqimit dhe produkteve jetesore te gjithe qytetareve te cilet per arsye te ndryshme e kane te pa mundur te dalin vete.
Keto aktivitete i kryen: Komuna e Ulqinit
ShPK. Velrimtarite komunale
Sherbimi i mbrojtjes dhe shpetimit
Sherbimi i policise komunale