Klubi Taekwondo Ulqin: NË KAMPIONATIN SHTETËROR FITUAN 26 MEDALJE TË ARTA

Të shtunën me datë 06.11.2021 në Podgoricë u mbajtë kampionati i Malit të Zi në sportin e Taekwondo-së për të gjitha kategoritë në të dy disciplinat: Ndeshje dhe Forma.
Klubi i Taekwondo-së Ulqini u paraqitë me 36 garues, pjesmarrja do ishte edhe me 12 garues tjerë mirpo për shkak situatës me Covid-19 dhe izolimit nuk patën mundësi të marrin pjesë.
Kampionati u mbajtë sipas kategorive duke filluar me kategorinë e pionirëve, me të përfunduar kjo kategori pastaj vazhdojë me kategorinë kadet dhe keshtu me radhë edhe për kategorinë junior dhe në fund ajo e seniorëve.
Klubi i Taekwondo-së Ulqini u tregua i suksesshëm në këtë kampionatë duke i sjell Ulqinit 12 kampion në disciplinën e Ndeshjes dhe 14 kampion në disciplinën e Formave.
Në disciplinën e Ndeshjes ekipi i Ulqinit fitoi 12 medalje të arta, 7 medalje argjendi dhe 2 medalje bronzi.
Në disciplinën e Formave ekipi i Ulqinit fitoi 14 medalje të arta dhe dy të argjendit.
Në rënditje të përgjithëshme ekipi i Ulqinit u rendit i pari duke fituar trofeun e vendit të parë.
Ekipi i Taekwondo-së Ulqini vazhdon me pregaditjet intenzive. Muaji nëntor do të jetë shumë i ngjeshur me aktivitete duke filluar me “kampionati Europian” në Sarajevë për kategorinë Junior,
“Kampionati Ballkanik” në Rumani, turneu “Gjenerata 24” i nivelit E2 poashtu në Rumani që ka të bëjë për grumbullimin e pikëve Olimpike dhe kampionati i “ish Jugosllavisë” i cili do të mbahet në Beograd.
Tkd Ulqini,
Fikret Dushku, prof.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kuzhina tradicionale: ENCIKLOPEDI ME MBI 300 RECETA TË SHIJEVE TË ULQINIT

Nxënësit vizituan centralin me erë në Mozhur: MBOLLËN EDHE DISA PISHA

Zjarri përfshinë ordinancën private: SHKAKTON DËME TË MËDHA MATERIALE

Ulqin: KODRA E PINJESHIT, FUSHA DHE TYRBJA E HARAPIT
Ulqin: KODRA E PINJESHIT, FUSHA DHE TYRBJA E HARAPIT

Mbi pyllin e Pishave ndodhet kodra e Pinjeshit, me pamje të mrekullueshme në det dhe Kalanë e Ulqinit. Në Ulqin për shekuj me radhë kanë jetuar zezakët të cilët i sollën këtu kusarët dhe detarët e Ulqinit

Ljubitelji kazino igara će ovog puta biti u teškoj situaciji!
Ljubitelji kazino igara će ovog puta biti u teškoj situaciji!

Sigurni smo da je veoma mali broj ljudi na svijetu koji nisu čuli za mega popularnu kazino igru koja nosi ime Aviator! Bilo da ste ljubitelji online kazina, ili ne, pomenuta igra je “zarazila” cijeli svijet,

CEDIS: TË HËNËN DHE TË MARTËN PA RRYMË NJË PJESË E ULQINIT
CEDIS: TË HËNËN DHE TË MARTËN PA RRYMË NJË PJESË E ULQINIT

Nga Sistemi Malazez i Elektroshpërndarjes (CEDIS) thanë për Portalin Ul-info se të hënën dhe të martën, më 6 dhe 7 dhjetor, në periudhën prej orës 08 deri në 15, pa energji elektrike do të jenë vendbanimet

Gjeka: KRIVOKAPIQ HUMBI BESIMIN, SA MË PARË TË JAP DORËHEQJEN
Gjeka: KRIVOKAPIQ HUMBI BESIMIN, SA MË PARË TË JAP DORËHEQJEN

Kryetari i Partisë Demokratike dhe deputeti në Kuvendin e Malit të Zi Fatmir Gjeka deklaroi se kryeministri i Malit të Zi Zdravko Krivokapiq duhet të jap dorëheqjen. „Ai nuk është në lartësinë e detyrës,

Kuvendi i Malit të Zi: DO TË HETOHET “AFERA MOZHUR”
Kuvendi i Malit të Zi: DO TË HETOHET “AFERA MOZHUR”

Nënkryetarja e Kuvendit të Malit të Zi Branka Boshnjak paralajmëroi inicimin e hetimit parlamentar dhe formimin e këshillit anketues për aferën “Mozhur”. Boshnjak e deklaroi këtë gjë gjatë takimit me djalin