Nē ambientet e Qendres Ditore ,,Sirena“ edukatore Lumnije Rexha – Bisha mbajti përurimin e librit “Mēsojmē sē bashku- Vjersha për fēmije”.
Edukatore Lumnije punon nē Institucionin Publik Parashkollor “Sollidariteti” në Ulqin.
Krahas punës së saj për edukimin e fēmijëve, merret me përgatitjen dhe hartimin evteksteve pēr fēmijēt e moshës parashkollore, si e vetmja autore shqiptare nē Mal tē Zi qē pērpilon tekste qē i kushtohen kēsaj grupmoshe.
Deri tani ka botuar librat: ,, Hapi krahēt”, 2011, ,, Gjëegjēza, fjalë të urta”,2012, ,,Gëzohuni fēmijë”, 2015, dhe ,,Duart tona punëtore” 2020.
Kēto libra janë botuar me mbēshtetjen e Fondit pēr Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave tē Pakicave si she libri i fundit poashtu.
Të gjithë librat janë botuar në kuadēr tē edicionit botues tē Shoqatës sē Artistëve dhe Intelektualėve ,,Art Club” si pjesē e kolonēs dedikuar fēmijēve parashkollor.
Libri mē i ri u pērurua me 1 qershor nē prezencën e fēmijēve të Qendres Ditore Sirena, fēmijēve tē kopshtit, Solidariteti, Xixēllonjat, Arushi pu, tē cilēt me program tē larmishēm shpalosen tē arriturat e tyre nē ditēn Botērore tē fēmijēve 1 Qershor.
Librat ndikojnë në nxitjen dhe aftēsimin pėr t’u angazhuar në mënyrē aktive nē aktivitete praktike; zhvillimin e aftēsive pēr tē komunikuar nē gjuhēn amtare, artikulimin e drejtë të fjalēve dhe pasurimin e fjalorit, zhvillimin e tē menduarit, zgjidhjen e problemeve, kuptimin e koncepteve, procesimin e informatės, vetēdijēsimin pēr veten, pēr tē tjerēt dhe pēr mjedisin qē i rrethon.
Autorja i bashkoj fēmijēt e tērë qytetit pēr ta shenuar ditēn e tyre 1 Qershorin.
“Ne duhet tē punojmē çdo ditē pēr mirēqenjen e fēmijēve nē çdo sferē të jetēs, qē tē rrisim fēmijē të lumtur e tē edukuar”, thot Lumnija.
,,Punë të mbarë” është botuar me përkrahjen e Ministrisë sē Kulturēs.
One Response
Nje bravo te madhe për Lumin👍👏Suksese.