Klan Macedonia: KF Otrant-Olympik në bisedime me Ibraimin dhe Nafiun!

Klubi i futbollit Otrant-Olympic nga Ulqini që garon në Ligën e dytë të të futbollit në Malit e Zi, me përfundimin e sezonit vjeshtor nga 19 ndeshjet e zhvilluar ka shënuar 11 fitore, 6 barazime dhe vetëm dy humbje duke grumbulluar 39 pikë dhe është shpalluar kampion vjeshte para ekipit të Bokelit që gjithashtu ka 39 pikë.

Ky sukses i pjesës vjeshtore të ekipit ulqinak ka shtuar apetitet e drejtuesve të klubit që të mendojnë edhe për kualifikim në elitën e futbollit malazies. Mu për këtë arsye drejtuesit e klubit tanimë kanë filluar bisedimnet me emra të njohur të futbollit.

Kryetari i klubit Skender Rexha eksluzivisht për Klan Maqedoni deklaroi se janë në bisedime me dy emra tënjohur të futbollit nga Maqedonia e Veriut. “Po jemi në bisedime me gola shënuesin më të mire në futbollin e Maqedonisë së Veriut Besart Ibraimin aktualisht anëtar i KF Struga Trim Lum dhe me ish futbollistin e Shkëndijës Valmir Nafiun që luan në Kosovë. Vazhdojnë bisedimet dhe mbetet të shpresojmë”, tha Rexha.

Për cilësitë e këre dy emra të futbollit janë të njohur opinion më gjerë i futbollit, ndërsa me angazhimin eventual në ekipin e Otrant Olympic skuadra ulqinake do të përfitonte shumë dhe me siguri pa probleme do të arrinte synimin e drejtuesve të klubit dhe norma të tifozëve të këtij klubi. /Klan Macedonia/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Silver Korda: ENVERI PEKU – JETA TIJË MANEKENE

Bashkëvendasi jonë, Ulqinaku, Enver PEKU, kah viti 1970 emigroj në Zvicër, në Cyrih, ku sikurse edhe shumica Ulqinakve punoj vitet e para në gastronomie, hotelieri, e njëkohësisht angazhohet dhe aftësohet për  modelim. Vitin 1978 u