Veprimtaritë Komunale: RRITEN TË ARDHURAT, HAPET SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT

Ky ishte një vit mjaft i suksesshëm për SHPK “Veprimtaritë Komunale”, njoftuan të premten drejtuesit e kompanisë.

Sipas drejtorit Senad Kollari, të ardhurat janë rritur me rreth 25 për qind në vitin 2023, që do të thotë se kompania nuk varet më vetëm nga fondet që merr për shërbimet e saj nga Komuna e Ulqinit.

“Mirëpo, duhet theksuar se vetëqeverisja lokale i ka përmbushur plotësisht të gjitha obligimet ndaj kësaj kompanie”, tha ai.

Ai shtoi se në bashkëpunim me Komunën, për vitin e ardhshëm është planifikuar modernizimi i pajisjeve të kompanisë.

Po ashtu, të premten në prani të drejtuesve të Komunës, në krye me kryetarin Omer Bajraktari dhe të institucioneve lokale, u përurua hapja e shërbimit ndaj klientit i “Veprimtarive Komunale”. Në të ardhmen qytetarët do të mund të plotësojnë nevojat e tyre dhe të marrin të gjitha informacionet në sportelet e këtij shërbimi.

Në këtë mënyrë “Veprimtaritë Komunale” marrin një imazh të ri, modern dhe bëjnë një hap më pranë qytetarëve.

Në të njëjtën kohë, u mbajt koktej festiv dhe u shpreh mirënjohje për klientët dhe partnerët për bashkëpunimin e tyre gjatë kësaj periudhe, me shpresën që ky bashkëpunim do të vazhdojë me sukses edhe në vitin e ardhshëm 2024.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi