Doli nga shtypi “Republika kusare e Ulqinit“: KU MUND TA GJENI LIBRIN

Një nga librat më interesantë të shkruar ndonjëherë për Ulqinin, “Republika kusare e Ulqinit” nga autori Mustafa Canka, doli këto ditë nga shtypi.

Në 168 faqe, autori rrëfen një histori, gjegjësisht nje epope mbi 200-vjeçare, që prej kohësh priste të tregohej në mënyrë gjithëpërfshirëse.

Në Ulqin, ky libër mund të blihet në Librarinë “Ulqini” (afër restorantit “Ponte”) dhe tek Foto Bruno, në afërsi të picerisë “Avanti”.

 

Për kusarët ulqinakë kanë thënë:

Ulqini është një qytet me 6 000 banorë që konsiderohen ndër kusarët më të mëdhenj të Mesdheut.

Kapedani dhe shkencëtari anglez James Hingston Tuckey, 1815

 

Kusarët ulqinakë s’e respektojnë sulltanin e as çfarëdo autoriteti tjetër në botë.

Konsulli francez në Durrës Joseph Isnar , 1716

 

Dimri dhe terri ishin aleatë të anijeve kusare ulqinake.

Akademik i Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve, dr. Bogumil Hrabak, 1982

 

Ulqinakët s’janë si kusarët e tjerë që janë zakonisht ushtri e zavalleve dhe barkthatëve, të cilët nëse humbasin fitojnë diçka. Ata janë të gjithë pasanik, të palekundër në këto rrethana të favorshme dhe vazhdojnë tregtinë pas vendosjes së paqes.

Zyrtari venedikas Alvise Foscari, 1710

 

Tregtarët dhe kusarët ulqinakë i kryenin me sukses të dy rolet, duke u dalluar kështu nga të gjithë kusarët në Mesdheun e asaj kohe. E, derisa kusarët ishin kryesisht fukarenj, ulqinakët zakonisht ishin pasanikë.

Historiania serbe dr. Olga Zirojeviq, 2009

 

Ulqini në kohën e sundimit turk ishte shtet brenda shtetit ose, më saktë, republikë e vogël kusare. Kusarët e fuqishëm ulqinakë ishin kamxhik i Pulias dhe Siçilisë.

Kapedani dhe historiani kroat Dinko-Bure Franetoviq, 1960

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi