Sot në Gjimnazin Publik “Vëllazërim Bashkim” në kuadër të “Tetorit rozë” u shënua lufta, sakrifica dhe shpresa e grave që përballen me kancerin e gjirit.
Pjesë e panelit të moderuar nga Profesoresha e Gjuhës dhe letërsisë shqipe Gresa Hoxha, ishin dr.Sadije Hollaj, dr.Sanella Abazoviq si dhe dy zonja të nderuara; që të dyja mësuese me profesion, të cilat ndanë përvojën e tyre në luftën me kancerin e gjirit, Jasmina Hasa dhe Aishe Tela.
Dr. Sadije Hollaj deklaroi që Mali i Zi është i pari në rajon sa i përket prekshmërisë nga kanceri i gjirit i cili prek një në tetë gra. Hollaj ndër të tjera tha që “Zbulimi i hershëm është shërimi i plotë”.

Dr. Sanella Abazoviq përpara të pranishmëve prezantoi disa nga karakteristikat e sëmundjes së kancerit të gjirit me mesazhin që “Gjijtë janë simbol i gruas, mëmësisë dhe jetës”.
Mësuesja Jasmina Hasa ka rrëfyer përpara të pranishmëve përvojën e sajë, që nga momenti i parë kur ka mësuar se ëdhtë prekur nga kjo sëmundje, reth 9 vite më parë. Fatmirësisht ajo ka arritur ta mposhtë sëmundjen dhe sot gëzon shëndet të plotë.
Zonja Aishe Tela me plot sinqeritet e mbi të gjitha trimëri e besim foli reth sfidës me të cilën edhe ajo është përballur duke emocionuar dhe motivuar të gjithë të pranishmit.
Muaji tetor shënohet në mbarë botën në shenjë sensibilizimi me të gjithë të prekurit nga kanceri i gjirit.
A.Resulani