Ulqini nga data 26 deri më 29 shtator 2025.është nikoqire e edicionit të katërt me radhë manifestimit të madh sportiv “Botërori Ulqinak i Miqësisë”, që mbahet me moton “Vetëm dashuria na duhet” dhe organizohet nga të gjithë banorët e Ulqinit, këtë gjithmonë e ka potencuar njëri nga liderët e këtij manifestmi Pavle Pepdjonoviq dhe vazhdon ta përsërit se “Janë ulqinakët ata të cilët organizojnë pritjen e legjendave të sportit nga rajoni”.
Me këtë rast, i gjithë qyteti i Ulqinit dhe ulqinakët janë duke u përgatit për këtë festë madhe me të vetmin qëllim që legjendat e sportit dhe të ftuarit tjerë të ndihen si në shtëpinë e tyre.
Edhe kësaj radhe njeriu më i angazhuar në këtë manifestim të quajtur “Botërori Ulqinak i Miqësisë” është Pavle Pepdjonoviq i cili me plotë drejtë tanimë ka epitetin ambasador i sportit në rajon shpreson se tanimë ky manifestim mund të thuhet se është bërë tradicional me që ka përkrahjen e pa kontestueshme të pushtetit lokal pra Komuna e Ulqinit, Organizatae Turistike, të gjithë pronarët e objekteve hoteliere, restorantet, klubet sportive, komunitetet fetare, shkollat dhe diaspora me një fjalë përkrahje nga gjithë ulqinakët.
Si në tre edicionet e mëparshme edhe kësaj radhe ulqinakët po përgatitin surpriza të shumta që të ftuarit të ndihen të kënaqur me çdo aspekt. Kësaj radhe “Së bashku me dokumentarët dhe promovimet e librave për legjendat e sportit , do të organizohet edhe Festivali Ndërkombëtar i Artit, Kulturës dhe Modës me moton “Pëllumbi i Paqes” që do të një risi në agjendën e organizatorëve.
Në krahasim me tre edicionet e para kësaj radhe kryefjalën do ta ketë basketbolli pasi do të organizohet edhe EUROBASKET ku pritet të marrin pjesë emrat e njohur të baskletbollit siç janë legjendat e këtij sporti si: Dino Ragja, Ferit Zekoli, Duje Krstuloviq, Branko Macura, Zharko Paspalj, Vladislav Lale Luçiq, Bratislav Gjorgjeviq, Zoran Slavniq, Nikola Pleqash, Sejo Bukva, Xhevad Alihoxhiq, Zoran Çutura, Ferit Zekoli, Vlade Gjurviq dhe Zheljko Jerkov të cilët tanimë kanë konfirmuar pjesëmarrjen kanë konfirmuar mbërritjen e tyre, pastaj emrat e njohurbtë hendbollit Lino Çervar, Tuta Zhivkoviq, Nedeljko dhe Zoran Jovanoviq, futbollistët Ivan Gudelj dhe Ivica Shurjak, lojtarët e vaterpolos Igor Milanoviq, Deni Lushiq si dhe emra të njohur të sporteve tjera
“Botërori Ulqinak i Miqësisë është krijuar mbi themelet e energjisë së mirë dhe pozitive, dashurisë, emocionit dhe respektit. Në krahët e të gjitha këtyre, ne lundrojmë nëpër këto “ëndrra dhe përralla”. Kjo histori dhe ky mision ka nevojë për secilin prej nesh në këtë mënyrë mbështetjeje – energji pozitive, dashuri, emocion dhe respekt. e të shkojmë të luajmë, të shoqërohemi dhe të argëtohemi. “Vetëm dashuria na duhet“, ka pohuar Pavle Pepdjonoviq.
Në tre edicionet e para në “Botërorin ulqinak të miqësisë” të pranishëm ishin legjende të njohur të sportit, punëtor sportiv, mediume nga i gjithë rajoni të cilët u pritën nga gjithë banorët ulqinak pa dallim, hotelier, biznesmen… Tre kampionatet e mëparshme botërore mblodhën shumicën e sportistëve legjendarë të ish-Jugosllavisë, nga Triglav në Gjevgjelija. Biznesmenë, hotelierë, pronarë restorantesh, qytetarë të thjeshtë, por edhe Bashkia e Ulqinit, TO Ulqini, Shërbimi i Parkimit, shkollat, kompanitë publike, organizatat fetare dhe klubet lokale kanë ndihmuar në organizimin e Kupave të Botës të mëparshme.
Një surprizë e veçantë në këtë manifestim “Botërori Ulqinak i miqësisë” do të jetë për më të vegjlit, pasi do të shfaqet premiera malazeze e filmit artistik për fëmijë “Anka”, në të cilin rolet kryesore i luajnë Erik Cantona, Rade Sherbexhija dhe Nikola Kojo.









