“16 ditë aktivizëm kundër dhunës ndaj grave“: Për fenomenin e dhunës ndaj grave duhet folur 365 ditë, e jo vetëm gjatë fushatës

Fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore” nis në Ditën Ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj grave dhe përfundon më 10 dhjetor, në Ditën e të drejtave të njeriut.

Këtë fushatë SOS telefoni për femra dhe fëmijë viktima të dhunës në Ulqin ka nisur me organizimin e dialogut me qytetarë. Aktiviteti i radhës  është parapa të mbahet me 3 dhjetor.

“Është shqetësuese fakti që nga viti në vit kemi rritje të paraqitjes së dhunës ndaj grave. Nga viti 2017 në Mal të Zi janë vrarë 17 gra, kjo duhet të jetë  kambanë alarmi për të gjithë institucionet relevante, shoqërinë në përgjithësi. Duhet që të vendosen urgjentisht dënime më të rrepta për autorët e dhunës ndaj grave” u shpreh drejtoresha e SOS telefonit në Ulqin, Hatixhe Nelaj.

Në këtë aktivitet morën pjesë 20 persona, nxënës, përfaqësues të institucioneve, OJQ-ve, mediave etj.

Grave  viktima të dhunës dhe atyre potenciale në bazë gjinore nuk ju duhen premtime dhe fjalë boshe, duke i kujtuar vetën në fushatën 16 ditë aktivizëm kundër dhunës ndaj grave. Për ta luftuar këtë fenomen duhet një angazhim institucional dhe shoqërorë 365 ditë në vit. Mediat duhet të raportojnë për këtë fenomen, sa më shumë që flitet, besoi do të kemi ndërgjegjësim më të madh edhe të grave, po ashtu edhe burrave e fëmijëve. Duhet kujtuar dhe dhuna bashkëmoshatare është po ashtu në rritje drastike, ka shtuar Nelaj.

Aktivitetet janë pjesë të projektit “Së bashku për barazi kundër diskriminimit dhe për harmoninë gjinore në Ulqin”, të përkrahur nga Ministria për të Drejtat të Njeriut dhe të Pakicave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi