
Kryetari Cungu e njoftoi mysafirin me bashkëpunimin e deritashëm në mes të Komunës së Ulqinit dhe institucioneve të këtij vendi në fushat e ekonomisë dhe kulturës, pjesëmarrjen e Zyrës për bashkëpunim ndërkombëtar dhe projekte të Komunës së Ulqinit në programet e BE-së, sidomos në ato trilateralet me rajonet Moliza dhe Pula, pjesëmarrjen e komunës në punën e Euroregjionit Adriatik – Jon, si dhe aktivitetet tjera.
Kryetari Cungu tha se prania e investitorëve italian në Ulqin dhe Mal të Zi është nivel modest dhe se bashkë duhet të punohet në këtë drejtim në mënyrë që investimet e tyre të jenë më të pranishme.
Ambasadori Del Monako pohoi gatishmërinë e Ambasadës që të përkrahë Komunën e Ulqinit në qëllimin e saj të bashkëpunimit më intensive me organizatat dhe sipërmarrjet nga ky vend.