Kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq me bashkëpunëtorë priti në takim zyrtarë të Ngarkuarën me punë të Ambasadës së SHBA-së në Mal të Zi Zonjën Xhudi Kuo dhe Shefin e Zyrës për media dhe kulturë Xhef Adler.
Duke i uruar postin e kryetarit ,mysafirët u interesuan për zhvillimin aktual dhe orientimet zhvillimore respektivisht investimet prioritare që planifikohen të realizohen në Komunën e Ulqinit.
Kryetari i Ulqinit Nrekiq ,tha se në Mal të Zi dhe në Ulqin është krijuar një ambient pozitiv për investime dhe shprehu bindjen që kjo do të jetë shtysë edhe për investitorët potencial nga SHBA, me theks të vecantë të disporës e cila jeton në SHBA.
U tha që Komuna e Ulqinit dhe Ambasada nëpërmjet aktiviteteve do të vazhdojnë të punojnë për të tërhequr investitorët amerikan në Ulqin.