>Gjatë kryerjes së punimeve për rikonstruktimin e rrugës Ulqin – Krythë u prish largpërçuesi 10 kv “Gaç – Shën Gjergj”, kështu që pa furnizim me energji elektrike mbeti nënstacioni 14 10/0,4 kv, prej ku furnizohen 322 konsumatorë.
Situata momentale është mjaft e komplikuar, kështu që rregullimi i prishjes mund të pritet gjatë ditës së nesërme.
Mundësia e furnizimit alternativ të kësaj zone me energji elektrike nuk është e mundur, për shkak të problemit i cili u krijua me këputjen e kabllove të rrymës nga rënia e drurit. Për shkak të pamundësisë së kontaktit me pronarin e tokës prishja në kabllo nuk u rregullua, ndërsa problem momental është edhe sasia e madhe e ujit në tokë si pasojë e reshjeve të djeshme.
Skuadrat tona janë në terren dhe po punojnë për zgjidhjen e situatës së krijuar.