Komuna: ULQININ E VIZITOI MINISTRJA PA PORTOFOL MARIJA VUÇINOVIQ

VucinovicNë Ulqin qëndroi për vizitë pune Ministrja pa portofol në Qeverinë e Malit të Zi Marija Vuçinoviq.Ajo u prit nga Kryetari i Komunës Loro Nrekiq, kryetari i Kuvendit Dr.Ilir Çapuni dhe nënkryetarët e komunës.

Kryetari Nrekiq , bëri një prezantim të dëmeve që i janë shkaktuar amvisnive dhe  pronarëve të ullishtës nga vërshimet dhe zjarreve në vitin 2018  dhe masat që ka ndërmarrë komuna  në tejkalimin e situatës.

Ai veçoi se dëmet nga vërshimet llogariten në 30,000 mijë euro, ndërkohë që dëmet e shkaktuar ullishtës llogariten në mbi 800,000 mije euro .

Ministrja Vuçinoviq  i njoftoi të pranishmit  me atë sesi punon dhe funksionon  komisioni për vlerësimin e dëmëve dhe ndihmën që ofron ai. Ndëkohë, përfaqësuesi i Ministrisë së bujqësisë  dhe zhvillimit rural Vukota Stanishiq  u ndal  dhe foli për  mënyrën  e subvensioneve  që Ministria i  ofron  prodhuesve. Po ashtu u insistua që prodhuesit të jenë  sa më të stërvitur për situata të pavolitshme natyrore dhe me kohë të punojnë dhe të marrin masa mbrojtëse. Ministrja në shoqërimin e udhëheqësve komunal dhe këshilltarit për bujqësi në Komunën e Ulqinit vizituan  disa familje  që kanë pësuar dëme nga  vërshimet dhe zjarret.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të premten në Kala: Përurimi i dy librave të Adriatik Kelmendit
Të premten në Kala: Përurimi i dy librave të Adriatik Kelmendit

  Promovimi i dy librave të njohur, të autorit Adriatik Kelmendi, do bëhet në hapësirat e Muzeut të Ulqinit, të premten nga ora 20:30, në Kalanë e Ulqinit. Këtë e bëri të ditur vet drejtori i Klan

Policia: ARRESTOHET PERSONI ME 54 GRAMË MARIHUANË
Policia: ARRESTOHET PERSONI ME 54 GRAMË MARIHUANË

Mbrëmë rreth orës 19:30 policia ka ndaluar veturën në Kodra dhe ka kontrolluar shoferin P.P. (42) nga Tivari, është bërë e ditur nga Drejtoria e policisë. “Aty është gjetur një pako PVC me lëndë narkotike

Qeveria e Malit të Zi: NGA NESËR MË TË LIRË ÇMIMET E KARBURANTIT
Qeveria e Malit të Zi: NGA NESËR MË TË LIRË ÇMIMET E KARBURANTIT

Nga e martja do të ketë zbritje të re në të gjitha llojet e karburanteve nga nëntë deri në 12 cent në pompa, shkruajnë mediat. Eurosuper 98 do të kushtojë 1.39 euro, Eurosuper 95 do të kushtojë 1.35 euro,

Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME
Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME

Ju informojme se pas ngjarjes tragjike te ndodhur ne qytetin e Cetines dhe ne shenje repekti ndaj familjeve te viktimave, Keshilli Organizativ i protestes se banoreve te Krythes dhe Mërkotit kane marre

Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN
Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN

Sekretari shtetëror i Ministrisë së Financave, dr Agron Ibrahimi, dhe drejtori i Drejtorisë për Investime Kapitale, Esmir Beqaj, do të qëndrojnë të hënën per vizitë zyrtare në Komunën e Ulqinit. Ato do