Katër dekada nga tërmeti: MËSIM PËR TË SINQERTIT DHE TË ARSYESHMIT

Ulqin termetiIsha 10 vjeç kur Ulqinin e shkundi tërmeti i fuqishëm asaj të diel, me 15 prill të vitit 1979, në ora 7.19.

Dhe çdo gjë më kujtohet shkëlqyeshëm. Sikur të ishte dje. Kujtoj shtëpitë e rrënuara, tokën e plasaritur dhe frikën e madhe. Sepse, në ato momente, kur shihni përmasat e shkatërrimit, mendoni që asnjëherë nuk do të jetoni jetë normale.

Patjetër, kujtoj edhe shpresën njerëzore dhe ëndrrat fëmijërore në fitoren e jetës ndaj stuhisë.

Faleminderit Zotit të Mëshirshëm dhe solidaritetit të madh të të gjithë popujve të ish Jugosllavisë: për 4-5 vite çdo gjë ishte shumë më mirë se para tërmetit. Mund të thuhet se, për ato që në familjet e tyre nuk kishin viktima, ky ishte një tërmet i mirë.

Nuk është ripërtërirë vetëm hoteli “Jadran”, i cili u ndërtua në vitin 1939.

Tani, katër dekada më vonë, e dijë që kujtimi për këtë shkundje të fuqishme të tokës është mësim për të sinqertit dhe të arsyeshmit, ndërsa paralajmërim për arrogantët dhe dyfytyrëshit.  Në veçanti për egomanët dhe psikopatët të cilët mendojnë se bota filloi me to dhe se me to do të përfundojë. Patjetër që nuk do të përfundojë!

Është fakt që Ulqini gjatë historisë së vet 2,5 mijë vjeçare mësoi të jetojë me tërmete, fatkeqësi dhe sëmundje. Dhe, përkundër të gjithave – mbijetoi!

Pra, mësuam që fatkeqësitë natyrore nuk do të na shkatërrojnë, por e di me siguri që në mënyrë brutale dhe efikase po na shkatërrojnë lakmia, egoizmi dhe dashuria ndaj pushtetit. Ky është një kombinim djallëzor, më shkatërrues se çdo tërmet. Prandaj sot kemi të rrënuar enën e qytetit, kemi marrëdhëniet ndër-njerëzore të shkatërruara dhe sulmet e paturpshme ndaj natyrës dhe trashëgimin kulturore.

Por, për fat të mirë, koha kalon shpejt, ndërsa ora për dhënien e llogarisë është gjithnjë e më afër.

Ju them: sikur të ishte dje 15 prilli i vitit 1979. Prandaj, lum ato që arsyen e kanë dhunti! Vetëm ato janë në gjendje të mësojnë nga kjo ngjarje e madhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të premten në Kala: Përurimi i dy librave të Adriatik Kelmendit
Të premten në Kala: Përurimi i dy librave të Adriatik Kelmendit

  Promovimi i dy librave të njohur, të autorit Adriatik Kelmendi, do bëhet në hapësirat e Muzeut të Ulqinit, të premten nga ora 20:30, në Kalanë e Ulqinit. Këtë e bëri të ditur vet drejtori i Klan

Policia: ARRESTOHET PERSONI ME 54 GRAMË MARIHUANË
Policia: ARRESTOHET PERSONI ME 54 GRAMË MARIHUANË

Mbrëmë rreth orës 19:30 policia ka ndaluar veturën në Kodra dhe ka kontrolluar shoferin P.P. (42) nga Tivari, është bërë e ditur nga Drejtoria e policisë. “Aty është gjetur një pako PVC me lëndë narkotike

Qeveria e Malit të Zi: NGA NESËR MË TË LIRË ÇMIMET E KARBURANTIT
Qeveria e Malit të Zi: NGA NESËR MË TË LIRË ÇMIMET E KARBURANTIT

Nga e martja do të ketë zbritje të re në të gjitha llojet e karburanteve nga nëntë deri në 12 cent në pompa, shkruajnë mediat. Eurosuper 98 do të kushtojë 1.39 euro, Eurosuper 95 do të kushtojë 1.35 euro,

Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME
Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME

Ju informojme se pas ngjarjes tragjike te ndodhur ne qytetin e Cetines dhe ne shenje repekti ndaj familjeve te viktimave, Keshilli Organizativ i protestes se banoreve te Krythes dhe Mërkotit kane marre

Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN
Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN

Sekretari shtetëror i Ministrisë së Financave, dr Agron Ibrahimi, dhe drejtori i Drejtorisë për Investime Kapitale, Esmir Beqaj, do të qëndrojnë të hënën per vizitë zyrtare në Komunën e Ulqinit. Ato do