Ambasadorja e SHBA-se ne Mal te Zi Xhudi Rainke, gjate qendrimit ne Ulqin vizitoi OJQ Amaneti.Ne zyren e Amanetit ajo u prit nga aktivistet e shumte si dhe nga kreret e organizates.
Kemi qene te befasuar pozitivisht kur para nje muaji na kane njoftuar qe Ambasadorja e SHBA-se deshiron qe te vizitoje organizaten tone. Kjo eshte njohje e madhe per ne dhe motiv shtese per veprimet tona te ardheshme- thuhet prej Amanetit.
E kemi njoftuar per aktivitetin tone 5 mujor.Gjate kesaj periudhe kemi bere vepra te medha humanitare, kemi shperndare mijera racione ushqim, atikuj ushqimor, veshembathje per njerezit ne nevoje, ndersa kulmi i gjithe kesaj ka qene organizimi i Iftarit ne plazhe te vogel per 2000 persona-thuhet nga Amaneti .
Poashtu me ambasadoren Reinke eshte biseduar edhe per perkrahje konkrete.
Ne Ulqin kemi nevoje per kuzhine popullore.Presim qe kjo gje te realizohet me ndihmen e Komunes se Ulqinit.
Gjithashtu, kemi diskutuar rreth mundesise qe ambasada e SHBA-se te na ndihmoje ne projekte humanitare, sidomos per trajnimin dhe edukimin e aktivistave tone- thuhet ne perfundim te kumteses se Amanetit.
Gjate vizites ne zyren e Amanetit ambasadores iu dhane dhurata qe nderlidhen me komunitetin tone, dhe poashtu ajo ka pasur rastin qe te provoje edhe specialitetet tona tradicionale.