Kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq deklaroi se në periudhën e ardhshme në këtë komunë do të realizohen projektet e shumta.
“Kemi projektin i cili është shumë i rëndësishëm, me vlerë 130 milion euro, kemi investitorin. Bëhet fjalë për fabrikën për kultivimin e salmonit në Port Milenë dhe njëkohësisht ndërtimi i aeroportit në Ulqin i cili do të ketë karakter sportiv, pastaj do të përdoret për aeroplanët kargo në mënyrë që salmoni të transportohet deri në Romë dhe pastaj të shpërndahet dhe aty do të punësohen 500 njerëz”, tha ai për TV Nova M.
Sipas fjalëve të tija, administrata lokale do të gjejë investitorin për ndërtimin e kompleksit turistik me pesë yje në malin Mavrian, mbi Valdanos.
Në administratën lokale janë të kënaqur me sezonin e sivjetmë turistik. Thonë se mysafirë ka më shumë se vitin e kaluar, ndërsa pritshmëritë e personit të parë të Komunës janë se të ardhurat nga taksa e banimit do të jenë më të larta.
Nrekiq thotë se nuk ka zhvillim të qytetit pa infrastrukturë të mirë dhe paralajmëroi fillimin e punimeve për ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit. Parat janë siguruar nga kredia e KFW bankës, ndërsa garancinë për kredi e ka dhënë Qeveria e Malit të Zi.